facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 October 2013

[VIDEO] Sëmuret piloti, pasagjeri shpëton avionin

Një avion në Britaninë e Madhe duhet të bënte një ulje të detyruar, dhe kjo është bërë nga një pasagjer i rastit dhe jo nga piloti i avionit. 

Pas alarmit të pilotit, i cili është sëmurur papritur, një pasagjer është detyruar të merrte drejtimin e avionit, dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim pasagjeri.
Avioni u ul në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire”, ndërsa piloti ka vdekur disa minuta pasi është dërguar në spital, transmeton Shekulli online. 

Roy Murrai, një nga instruktorët që ndihmoi pasagjerin në uljen e avionit, ka treguar për BBC-në se “heroi” që shpëtoi dhjetëra njerëz, nuk kishte pasur asnjë eksperiencë në drejtimin e avionëve, e megjithatë ka bërë një ulje normale dhe pa asnjë dëmtim të avionit apo lëndim të pasagjerëve.

Videon mund ta shikoni ketu:

No comments :

Post a Comment