facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 October 2013

Nuk xhirohet filmi për Hillary Clinton

Regjisori i një dokumentari mbi jetën e Hillary Clinton ka anuluar projektin duke shpjeguar këtë vendim me ndërhyrjet politike që ka pasur mbi filmin. 

Në një blog të publikuar në ‘Huffington Post’, Charles Ferguson tha se presioni i ushtruar nga mbështetësit e Partisë Demokratike ka bërë që burimet të largohen prej tij.

“Askush nuk donte të më ndihmonte për filmin. As demokratë e as republikanë. Pas një reflektimi të gjatë, vendosa që nuk e bëja dot filmin për të cilin do të isha shumë krenar”, shkruan Ferguson.

Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, është kandidate për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike pasi la postin e Sekretares Amerikane të Shtetit. 

No comments :

Post a Comment