facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 October 2013

Shkencëtarët zhyten në Liqenin e Kuq në Kroaci për të zbardhur misterin

Më në fund zhytësja është lëshuar dhe ka mbërritur deri në fund të Liqenit. Shkencëtarëve u janë dashtë 50 vjet që të zbulojnë e të zbardhin sekretin-misterin e Liqenit të Kuq.

Shumë shkencëtarë dhe hulumtues ishin tubuar gjatë ditës së diel në aksionin shkencoro-speleologjik  për hulumtimin e thellësisë së Liqenit të kuq, që ka zgjuar edhe interesimin e shumë media nga tërë rajoni dhe qytetarëve të tjerë.

Për këtë aksion shkencor, ndihmesë të pazëvendësueshme ka dhënë teknologjia mjaft e përsosur japoneze, me qëllim që përfundimisht të saktësohet thellësia  e Liqenit të Kuq. 

Në vitin 1998, një ekspeditë ndërkombëtare për herë të parë e ka hulumtuar thellësinë e Liqenit të kuq, por zhytësja e tyre kishte mbërritur deri në thellësinë prej 280 metra. Mirëpo, atëherë edhe niveli i ujit ka qenë më i lartë kur ata kanë incizuar dhe kanë bërë matjet nga një platformë, që nënkupton se thellësia e  Liqenit të kuq  ka variabilitet (ndryshueshmëri). 


Tani, pas gati 15 vjetëve pason matja tjetër. Shkencëtarët kanë konstatuar se thellësia e saktë e Liqenit të kuq është 252 metra, ndërsa në periudhat ekstreme të zbaticave (ngritjes së nivelit të ujërave), mund të arrijë edhe deri në 350 metra.  

Hulumtuesit e kanë shfrytëzuar dhe përdorur teknologjinë japoneze, skanerët mjaft të shtrenjtë 3D, pajisje të Universiteteve japoneze, që u janë dhuruar falas ekipit dhe ekspeditës shkencore. 

Këto pajisje të sofistikuara, mundësojnë që atë që nuk munden ta incizojnë kamerat po ashtu mjaft të sofistikuara nënujore, e incizojnë “sonarët hidroakustik”, të cilët njëkohësisht bëjnë edhe matjet e përbërjes kimike dhe të temperaturave.

Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment