Jennifer Lawrence është vetëm 23 vjeçe, por kjo nuk e ka penguar të fitojë një çmim Oscar dhe të jetë një nga më të kërkuarat në Hollywood.
Aktorja e cila u bë e famshme si Katniss tek filmi ‘The Hunger Games’ ka folur për revistën ‘Harper’s Bazaar mbi fiksimin e saj për ushqimet që janë tabu në industrinë kinematografike.
“Motivimi im janë patatinat. Nuk e kam mendjen tek interpretimi nëpër filma, por mezi pres kur na vjen ushqimi në shesh-xhirim. Kur je në Hollywood ke shumë presion për peshën, por unë nuk dua t’ia di”, u shpreh aktorja e re.
Jennifer Lawrence aktualisht po xhiron skenat e pjesës së tretë të filmit ‘The Hunger Games’, ku interpreton edhe Liam Hemsworth.
No comments :
Post a Comment