Sipas një portal korean thuhet se LG tashmë ka filluar prodhimin masiv të modelit të saj të ri të telefonit Android i cili do të dallohet për ekranin e saj të lakueshëm OLED.
LG Z do të jetë një model premium i telefonit Android, ndërsa faqja koreane thotë se tashmë ka indikacione se ky model do të mund të prezantohet zyrtarisht gjatë këtij muaji.
ZDNet thotë se telefoni i ri LG-së do të ketë ekran të lakueshëm, mirëpo do të jetë i paketuar në mbështjellje fiks.
Kështu që telefoni i ri i LG-së do të ketë strukturë të fortë fizike, të ngjashme me televizorin e lansuar të LG-së me ekran OLED.
Mirëpo, specifikat e këtij modeli besohet se do të jenë të ngjashme me ato të telefonit LG G2, duke përfshirë edhe procesorin e fuqishëm quad-core Qualcomm Snapdragon 800.
No comments :
Post a Comment