facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 October 2013

Tableti që ka reagim më të shpejtë në prekje - TESTIMI

Testi i ekranit me prekje rendit iPad, SHIELD dhe Suface...
Menjëherë pas kryerjes së testimeve në lidhje me shpejtësinë e reagimit të ekranit me prekje të smartfonëve, kompania Agawi ka vendosur të kryejë të njëjtin testim edhe për ekranet e tabletëve.

Sipas rezultateve, koha më e shkurtër e përgjigjes (75 milisekonda) u regjistrua nga iPad mini. Në vend të dytë u rendit iPad 4 me një vonesë kohore prej 81 ms. Produktet e Apple u pasuan nga Nvidia SHIELD me një kohë reagimi prej 92 ms, megjithatë kjo pajisje nuk klasifikohet si një tablet i mirëfilltë.

Microsoft RT u vlerësua me një kohë reagimi të ekranit prej 95 ms, ndërsa Amazon Kindle Fire HD shënoi një kohë përgjigjeje prej 114 ms.

Pajisjet që shënuan kohën më të gjatë të reagimit të ekranit pas prekjes ishin Nexus 7 dhe Galaxy tab 3 8.0 me vonesa përkatësisht 121 ms dhe 123 ms.


Këto rezultate tregojnë se për konsumatorët që preferojnë lojërat apo aplikacionet interaktive muzikore iPad-i është zgjedhja më e mirë, ndërsa për ata persona që e duan tabletin vetëm për të lexuar apo për të naviguar në ueb nuk ka rëndësi se çfarë pajisjeje përdorin pasi nuk do e venë re diferencën.

Kompania Agawi ka krijuar një pajisje të posaçme që shërben për kryerjen e këtyre e matjeve specifike.

Rohan Relan, shefi ekzekutiv i kompanisë, shpreson që këto raportime të vazhdueshme të ndikojnë te kompanitë prodhuese duke bërë që të fokusohen më tepër në përmirësimin e vonesave kohore.

Burimi: ilirida.net

No comments :

Post a Comment