facebookgoogle plusrss feedmesazh
Showing posts with label teknologji shqip. Show all posts
Showing posts with label teknologji shqip. Show all posts

12 November 2013

Pas tajfunit, Viber u mundëson telefonata ndërkombëtare pa pagesë banorëve në Filipine

Pas tajfunit të fuqishëm që ndodhi fundjavën e kaluar në Filipine, i cili besohet se ka shkaktuar deri në 10 000 viktima dhe dhjetra mijë të tjerë janë pa shtëpi për shkak të shkatërrimeve të banesave, njerëzit po përpiqen me të gjitha mënyrat që të njoftojnë familjarët e tyre mbi gjendjen.

Inxhinierët e Internetit po përshpejtojnë marrjen e masave kundër përgjimit on line

Antarët e Internet Engineering Task Force (IETF) kanë diskutuar javën e kaluar gjatë një takimi në Vankuver, Kanada në lidhje me planet që mund të venë në zbatim organizatat për të mbrojtur uebin nga përgjimi qeveritar.

Organizuesi i këtij takimi Jari Arkko, është shprehur edhe gjatë një eventi të Kombeve të Bashkuara në Bali se ka lindur nevoja e vendosjes së standardeve të reja nga inxhinierët për të vështirësuar përgjimin në masë të përdoruesve nga agjencitë e inteligjencës qeveritare si p.sh NSA.

31 October 2013

Android, mbret i tregut me 81%

Nga hulumtimi më i ri për numrin e dërgesave të telefonave të mençur thuhet se Samsung dhe Android janë duke e ruajtur dominimin e tyre në treg. Ndërsa, siç dihet tashmë, BlackBerry është duke humbur pjesë të rëndësishme të këtij tregu, prandaj zërat që kompania do të shitet së shpejti janë duke u shpeshtuar së fundmi.

Jepet gjoba e parë në botë për drejtimin e makinës me syzet Google Glass

Cecilia Abadie ka bërë histori në një mënyrë që nuk ia merrtë kurrësesi mendja.

Të martën në darkë, teksa udhëtonte me makinën e saj në Kaliforni, një prej oficerëve të policisë e ka ndaluar dhe i ka vendosur një gjobë për përdorimin e syzeve integjente Google Glass gjatë kohës që i jepte makinës.

29 October 2013

Së shpejti telefonin do të mund ta karikoni në mikrovalë

Mikrovala është e njohur vetëm për një gjë: ngrohjen e ushqimeve. Por, në një të ardhme të afërt, ky mund të jetë vetëm një prej funksioneve të saj.

Shumë shpejt ajo mund të shërbejë edhe për karikimin e telefonëve.

Projekti “Ara” i Motorola-s, iu mundëson amatorëve që të zhvillojnë smartfonët e tyre

Nëse menduat që Motorola dhe Moto X Maker i tij ju ndihmuan që të rregulloni një smartfon unik, atëherë përgatituni edhe për më tepër.
Ndërmarrja që posedohet nga Google ka lajmëruar një platformë harduerike Ara, e cila është tërësisht e hapur për rregullime, në parim duke iu mundësuar amatorëve që të zhvillojnë smartfonët e tyre.

28 October 2013

G-Flex smartfoni prezentohet zyrtarisht nga "LG"

Modeli i shumë-përfolur i kompanisë LG, modeli me ekranin e lakuar G Flex, tashmë është bërë zyrtar, ndërsa janë bërë publike të gjitha detajet dhe specifikat e këtij telefoni.
LG G Flex do të vijë me procesorin quad core 2.26GHz Qualcomm Snapdragon 800, bashkë me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.

26 October 2013

Dritarja “inteligjente” që rregullon nxehtësinë

Një dritare “inteligjente” që rregullon nxehtësinë diellore mund të prodhojë më shumë energji duke qenë sa më transparente, koncept inovativ i prezantuar sot në revistën “'Nature Scientific Reports” (Raporte të Shkencave të Natyrës) nga një ekip kinez. 

17 October 2013

Samsung Galaxy S5 - procesor 64-bit, kamerë me 16MP

Modeli më i ri i linjës më të famshme të telefonave të mençur mobil në sistemin operativ Android, Samsung Galaxy S5 thuhet se do të debutojë në treg në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa përveç kësaj informate, për këtë model tani duket se kanë rrjedhur edhe informacione tjera të rëndësishme.

Brenda 86 sekondash shiten rreth 100 mijë “Xiaomi Mi3”

Kompania “Xiaomi” ka filluar të martën shitjen e telefonit të ri inteligjent “Xiaomi Mi3” në internet.

Brenda 86 sekondash janë shitur rreth 100 mijë “Mi3”, njofton kompania në faqen e saj në internet “Sina Weibo”.

12 October 2013

Shkencëtarët po punojnë për kompjuterin më të shpejtë në botë

Një grup i madh shkencëtarësh dhe kërkuesish po punojnë që të zhvillojnë kompjuterin më të shpejtë të njohur ndonjëherë që do të operojë si truri njerëzor.

Projekti i “Trurit Njerëzor”, që u lançua të hënën në një konferencë në Zvicër, kombinon fuqinë e trurit të 135 institucioneve shkencore dhe entiteteve qeveritare për krijimin e “kompjuterit tru”. Projekti do të kushtojë rreth 1.6 miliardë $.

11 October 2013

Tashmë në Google Maps mund të kërkohen evente dhe mund të kryhen rezervime

Ditën e mërkurë Google ka njoftuar se do të pasurojë softuerin Maps me disa opsione të reja të mençura për të përfshirë rezultate kërkimi të personalizuara si p.sh hotele, fluturime me avion, rezervime restorantesh si dhe lista të eventeve të ardhshme.

10 October 2013

Tableti që ka reagim më të shpejtë në prekje - TESTIMI

Testi i ekranit me prekje rendit iPad, SHIELD dhe Suface...
Menjëherë pas kryerjes së testimeve në lidhje me shpejtësinë e reagimit të ekranit me prekje të smartfonëve, kompania Agawi ka vendosur të kryejë të njëjtin testim edhe për ekranet e tabletëve.

09 October 2013

[VIDEO] "Samsung" prezanton "Galaxy Round", smartfonin e parë me ekran të lakuar

Samsung gjatë muajit të kaluar “ngacmoi” audiencën e gjërë me disa plane për të lëshuar një pajisje me ekran të lakuar me një deklaratë për shtyp dhe të mërkurën kompania koreane zbuloi pajisjen: quhet Galaxy Round, siç e kanë parashikuar shumë njerëz.

08 October 2013

Deri në fund të vitit, 40% e popullsise në internet

Rreth 40 për qind e popullsisë së botës, përkatësisht 2.7 miliardë njerëz, do të kenë qasje në internet deri në fund të vitit.Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit thotë se pa lidhje interneti janë rreth 1.1 miliard familje në botë, ndërsa 90 për qind e tyre janë në vendet në zhvillim.

07 October 2013

Infografik: Beteja e orëve inteligjente

Orët inteligjente po shndërrohen dalëngadalë në një trend tjetër të pajisjeve elektronike.

Jo të gjitha kompanitë ofrojnë një të tillë momentalisht por një pjesë prej tyre e kanë hedhur në treg një orë inteligjente dhe pjesa tjetër do ta bëjë shumë shpejt.

06 October 2013

[FOTO] Vivo x3, telefoni inteligjent më i hollë në botë

Huawei Ascend P6 nuk ka qenë në gjendje për të mbajtur titullin si “telefoni inteligjent më i hollë në botë”, për një kohë të gjatë .Titulli tani i shkon telefonit Vivo X3, një telefon inteligjent i prodhuar në Kinë, i cili pritet të dalë në shumicën e tregjeve aziatike.

Kërkohet trashëgimtari i Steve Jobs

Edhe pse kanë kaluar tashmë 2 vjet nga vdekja e Steve Jobs, që në 5 tetor 2011, miti i tij ende nuk është shuar.
Asnjë pasardhës nuk arrin të ketë horizontin dhe aftësitë e tij.
Sipas analizave dhe fansave, pas vdekjes së tij, ndërmarrja ka ndaluar së zhvilluari aktivitetin me të njëjtin intensitet dhe nuk ka sjellë ato inovacione që priteshin.

05 October 2013

5 miliardë njerëz pritet të përdorin telefonë mobilë në vitin 2017

Sipas një parashikimi të bërë, katër vite më vonë, 5.1 miliardë njerëz pritet të përdorin telefonë mobilë përreth globit, pothuajse 1 miliard më tepër përdorues se sa 4.3 miliardë njerëz në mbarë botën që i përdorin ata tani.

Telefoni më i shtrenjtë në botë - Nga kristali "safir" dhe lëkura

Kompania që prodhon telefonin luksoz ndodhet në Britaninë e Madhe quhet “Vertu” dhe ka vendosur të nxjerrë në treg telefonin inteligjent “Constellation”.

Ky është një telefon që do të shitet me pakicë javët e ardhshme.