facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 October 2013

Tashmë në Google Maps mund të kërkohen evente dhe mund të kryhen rezervime

Ditën e mërkurë Google ka njoftuar se do të pasurojë softuerin Maps me disa opsione të reja të mençura për të përfshirë rezultate kërkimi të personalizuara si p.sh hotele, fluturime me avion, rezervime restorantesh si dhe lista të eventeve të ardhshme.

Në qoftë se ky përditësim tingëllon i njohur për ju, ndodh sepse Google ka shtuar gjatë muajit gusht disa prej këtyre funksioneve edhe në motorin e rregullt të kërkimit.

Këto karakteristika të reja vijnë si rezultat i reagimeve (feedback) të mbledhura nga Google që në momentin e përditësimit të Maps në fillim të këtij viti. Një prej opsioneve më të kërkuara ka rezultuar “Udhëzime për disa destinacione njëkohësisht”.

Tashmë që Maps është përditësuar, përdoruesit do të kenë mundësi të markojnë më tepër se një destinacion për një udhëtim.

Pasi të jetë përzgjedhur pozicionin fillestar mund të klikohet shenja “+” për të shtuar ndalesat dhe udhëzimet për rrugën. Kjo aftësi e softuerit funksionon për të udhëzuar shoferët e makinave, personat në ecje apo ata që ngasin biçikletën.

Përsa i përket rezervimeve, përdoruesit mund të përdorin hartën për të lokalizuar fluturimet, hotelet apo restorantet e duhura duke kërkuar për aeroportin e nisjes apo për destinacionin e ngrënies.

Sipas kompanisë, opsioni funksionon në mënyrë të ngjashme me Google Search. Sigurohet informacion nga llogaritë e përdoruesit në Gmail, Google Calendar apo Google +. Ky informacion ështëi disponueshëm sa herë që përdoruesi logohet në Google. Google ka deklaruar se opsioni i kërkimit të rezervimeve funksionon vetëm në anglisht dhe është i disponueshëm për gjithë përdoruesit në SHBA.

Më në fund përdoruesit e Maps mund të kërkojnë edhe për eventet e ardhshme në vende të ndryshme pavarësisht nëse e kanë kryer rezervimin ose jo. P.sh në qoftë se njerëzit kërkojnë me emrin e një kinemaje apo stadiumi atëherë do të shfaqet një kartë që tregon orarin e koncerteve, ndeshjeve sportive apo eventeve të ndryshme në afërsi të vendit të kërkuar.

Google sapo festoi 15 vjetorin e krijimit të kompanisë dhe këtë rast e ka shfrytëzuar për të lançuar opsione të reja kërkimi lidhur me krahasimin apo filtrimin e informacionit, ndërsa ndërfaqja e re, rekomandimet dhe shfaqjen e imazheve në kohë reale në Maps janë prezantuar nga Google në maj të vitit të kaluar me rastin e Konferencës së Zhvilluesve I/O. 

Burimi: PCWorld Albanain

No comments :

Post a Comment