facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 October 2013

Telefoni më i shtrenjtë në botë - Nga kristali "safir" dhe lëkura

Kompania që prodhon telefonin luksoz ndodhet në Britaninë e Madhe quhet “Vertu” dhe ka vendosur të nxjerrë në treg telefonin inteligjent “Constellation”.

Ky është një telefon që do të shitet me pakicë javët e ardhshme.

Ndërkohë ai ka një procesor “dual-core 1.7Ghz Snapdragon”, së bashku me një kamera 13-megapiksel, mendohet se do të tërheqë shumë konsumatorë.

Telefoni ka një ekran 4.3-inç 720p, 32GB memorie të brendshme, GPS, një bateri “1800mAh”, lidhje 3G “HSPA +” dhe “Android 4.2.2 Jellybean”, tansmeton gazeta Start.

Ajo çka do të sigurojë që ekrani i telefonit të jetë i mbrojtur nga gërvishtjet është një kristal safir, ndërsa trupi është i veshur me lëkurën më të mirë në treg.

Lëkura e telefonit do të jetë me disa ngjyra: në të zezë, portokalli, kafe dhe të kuqe.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për firmën “EQT VI”, pasi në tetor të viti të kaluar ajo ka blerë kompaninë. Telefoni do të jenë në dispozicion përmes dyqaneve “Vertu”.

No comments :

Post a Comment