Një pjesë e meteorit që ra në qytetin rus Celjabinsk në fillim të këtij viti, është nxjerrë në shitje.
Guri i ardhur nga gjithësia me peshë 3.36 kilogramë është nxjerrë në shtije nga pronari i tij (njeriu që e gjeti), Alexei Usenkov, për një shumë prej 2.1 milionë rublash (afro 65.000 euro).
Vërtetësia e ardhjes së tij nga gjithësia është konfirmuar nga Universiteti Shtetëror në Celjabinsk, ndërsa mediat ruse raportojnë se Usenkov kishte gjetur edhe disa pjesë më të vogla, porse ua kishte dhuruar të afërmve.
Rënia e meteorëve në muajin shkurt të këtij viti shkaktoi lëndimin e 1.500 njerëzve në Rusi dhe dëmtoi disa objekte.
Mund te ndiqni videon e rënies:
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment