facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 October 2013

[FOTO] Vivo x3, telefoni inteligjent më i hollë në botë

Huawei Ascend P6 nuk ka qenë në gjendje për të mbajtur titullin si “telefoni inteligjent më i hollë në botë”, për një kohë të gjatë .Titulli tani i shkon telefonit Vivo X3, një telefon inteligjent i prodhuar në Kinë, i cili pritet të dalë në shumicën e tregjeve aziatike.

Telefoni vjen me ekran 5 inç 720p HD, një procesor 1.5GHz Mediatek quadcore, 1GB RAM, një kamerë 8 megapikselë të pasme, kamerë 5 megapikselë përpara, 16GB memorie të brendshme dhe një bateri 2,000 mAh.


Vivo X3 është prodhuar nga BBK, një kompani me bazë në Kinë. Ky telefon është vetëm 5.6mm i hollë, Huawei Ascend P6 është 6.1mm, ndërsa iPhone është 7.6mm i hollë. Pritet që BBK të nxjerrë telefonin në disa tregje aziatike këtë vjeshtë dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm në tregjet e Evropës. Vivo X3 kushton vetëm 400$.


Ja si duket ne krahasim me iPhone 5:

Majtas Vivo  x3             -            Djathtas iPhone 5


Vivo x3 - telefoni qe edhe pret sikur thika


No comments :

Post a Comment