facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 October 2013

YouTube do të prezentojë Music Awards - Live

YouTube ka prezantuar shfaqjen e tij të parë të çmimeve muzikore, duke e quajtur YouTube Music Awards. Ceremonia do të zhvillohet në New York të dielën më 3 nëntor (03.11.2013). Eventi do të jetë live dhe siç mund ta prisni në bashkëpunim me Google .

Kjo shfaqje do të drejtohet nga Lady Gaga, Eminem dhe Arcade Fire, gjithashtu dhe nga artisti i YouTube, Lindsey Stirling dhe CDZA.

Për shkak të prezencës globale të YouTube, ceremonia do të ketë vepra live edhe nga Seuli, Moska, Londra dhe Rio de Janiero. Më 17 tetor do të shpallen nominimet, që do të varen nga përmbajtjet më të para dhe më të ndara në YouTube gjatë vitit të kaluar.

Përgjegjësia do të bie mbi përdoruesit për zgjedhjen e këngës finale dhe artistëve në çdo kategori. Për të votuar për të nominuarit, mjafton që përdoruesit ti ndajnë të nominuarit në rrjetet sociale dhe ai me më shumë ndarje do të fitojë.

YouTube ka deklaruar se çmimet kanë si qëllimin promovimin e përmbajtjeve të reja më shumë se muzikën më të famshme: “Do të ketë shumë muzikë për tu shijuar gjatë çmimeve muzikore të YouTube. Gjatë ditëve deri më 3 nëntor, të nominuarit do të ndajnë video muzikore, parodi, koncerte , intervista apo video të fansave në YouTube, prandaj jini të vëmendshëm për të zbuluar muzikë të re që nuk e dinit që e pëlqenit.”

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment