facebookgoogle plusrss feedmesazh

07 October 2013

Londër, trenat e së ardhmes

Këta trenë mund të cilësohen si trenat e së ardhmes. Siemens prezanton konceptin Inspiro, një tren që shrytëzon 30 përqind më me efikasitet energjinë dhe është 20 për qind më i lehtë se trenat aktualë të metrosë.
Pritet që këto modele të paraqiten në një ekspozitë në Londër. Siemens, kompania prapa konceptit, ka lënë të kuptohet se trenat brezit të ardhshëm si Inspiro, mund të ndërtohen në Britani.
Trenat do të jenë të pajisur me dyer të mëdha për të lejuar pasagjerët të hipin dhe të zbresin në një kohë të shkurtër por edhe me më shumë hapësirë brenda tyre. Në ekspozitë do të prezantohen edhe detaje të tjera lidhur me teknologjinë e ketyre trenave për të ndihmuar udhëtarët që të përdorin lehtësisht ata.




Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment