facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 October 2013

Zbulohet letra origjinale e Ronaldos në ndihmë të shqiptarit

Ronald Gjoka do të gjykohet të henën, dhe sipas avokatit të tij, letra e shkruar nga lojtari i Real Madrid, Christiano Ronaldo do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e tij.

“Ai është një fëmijë i zgjuar, kështu që ne nuk duam që dënimi të ndikojë në të ardhmen e tij akademike, dhe madje edhe në statusin e tij të emigracionit.
Ai është një tifoz i madh i futbollit, dhe bëri një gabim”- ka thënë Richard Hujber, avokati i shqiptarit.
Ronald Gjoka hyri në fushë gjatë një ndeshje përgatitore mes Real Madridit dhe Chelseat në SHBA, për të takuar idhullin e tij Christiano Ronaldo, dhe për këtë ai akuzohet për prishje të rendit publik.


Disa ditë më parë, ylli imadrilenëve, Christiano Ronaldo iu drejtua autoriteteve të Miamit, që të lirojnë nga akuzat djaloshin shqiptar.
Nderkaq tashme eshte zbuluar edhe letra origjnale qe Ronaldo shkroi per autoritetet amerikane.

Burimi: PortAlb

No comments :

Post a Comment