facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 November 2013

Mbi 330 kompani shesin pajisje përgjimesh

Qindra ndërmarrje private shesin sisteme përgjimi të ngjashme me ato të përdorur nga NSA në 35 vende të botës, si Libia dhe Bahreini, që mundësojnë përgjimin e miliona mail-eve, sms-ve dhe telefonatave. Lajmin e bën të ditur “The Guardian”, që ka publikuar një raport të organizatës joqeveritare Privacy International. Sipas së përditshmes britanike, janë 338 kompanitë e përfshira në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Izrael dhe Itali. 

338 ndërmarrjet, 77 prej të cilave janë me bazë në Britaninë e Madhe, nxjerrin në treg teknologji të fuqishme të të njëjtit nivel me ato të përdorura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA dhe homologia e saj Communications Headquarters. 

Ky treg, shkruan “The Guardian”, është burim shqetësimi për shoqatat që mbrojnë të drejtat e njeriut. Mes instrumenteve të ofruara janë video-kamera që futen në kanoçet e Koka Kolës, në tulla, ose në shëtitëset e fëmijëve që vendosen në makina. 

Nga ana e tyre, kompanitë mbrohen duke thënë se bëhet fjalë për teknologji që ndihmojnë qeveritë në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme për të luftuar terrorizmin dhe krimin. 

Mes dokumenteve të zbuluara janë edhe ato për “Cerebro”, një sistem përgjimi me fibra optike ku kalojnë rrjetet e webit, i ngjashëm me sistemin “Tempora”, i përodur nga zyrat e shërbimeve britanike të GCHQ dhe i nxjerrë në treg nga kompania me bazë në Dubai, “Advanced Middle East Systems”. 

Veç këtyre është edhe sistemi “Zebra”, i ofruar nga afrikano-jugorja “VASTech”. Lista e kompanive, e publikuar nga Privacy International pas 4 vjet punë, përfshin edhe një kompani italiane, “Hacking Team”, e themeluar në vitin 2003 me bazë në Milano. 

Produktet e saj janë lokalizuar në Marok, vijon raporti, i cili konstaton se për shkak të normativës italiane për eksportin këto objekte mund të përfundojnë në duar të gabuara. Kompania italiane deklaron se mund të ofrojë sisteme përgjimi për celularë si iPhone, Blackberrie dhe ata të bazuar në sistemet Windows apo Symbian.

No comments :

Post a Comment