Edhe pse shumica e të famshmëve publikojnë informacione nga jeta e tyre personale në rrjetet sociale “Instagram”, “Facebook” dhe “Twitter”, ka dhe të atillë, e mund të befasoheni, që nuk janë përdorues të këtyre rrjeteve. Ekzistojnë arsye të shumta që i bën ata të mos i përdorin, siç janë: çrregullimi, jointeresimi apo shqetësimi.
Kështu trio e famshme George Clooney, Julia Roberts dhe Kate Husdon kanë folur kundër medieve sociale këtë javë.
George ka folur negativisht, duke thënë se përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale po bëhen të varur prej tyre duke publikuar informacione të ndryshme.
Julia e krahasoi këtë varësi me rritjen e sheqerit në gjak dhe Kate tha se ndihet e frikësuar nga e gjithë kjo varësi.
Ndër dhjetë yjet që nuk janë përdorues të rrjeteve sociale, janë edhe Kristen Stewart, Dakota Fanning, Mary-Kate dhe Ashley Olsen, Blake Lively, Chris Hemsworth, dhe Scarlett Johansson.
No comments :
Post a Comment