Turistët nga e gjithë bota kanë rënë në dashuri me ujërat e Venecias, arkitekturën e saj të bukur dhe atmosferën e këndshme, dhe tani ju mund të lundroni në kanalet e qytetit italian me anë të Google Street View.
Google nuk e ka pasur të lehtë për të fotografuar Venecian. Makina e Street View dhe biçikleta me tre rrota janë braktisur në favor të këmbësorëve, pasi rrugët e Venecias janë të ngushta dhe me kalldrëm.
Rezultatet janë të mahnitshme. Vizitoni Venecian përmes Google Maps dhe shikoni videon (më poshtë) e ekipit të Street View prapa skenës
Burimi: PortAlb
No comments :
Post a Comment