Vëmendjen e kalimtarëve në qytetin Yiwu të provincës Zhejiang në lindje të Kinës e ka tërhequr ditët e fundit procesioni i një martese, në të cilën 18 të dërguarit e dhëndrit mbanin mbi supe dhuratat e dasmës, midis të cilave kishte edhe shporta me pako parash, ndërkohë që pas tyre vinte një varg prej 10 makinash luksoze.
Sipas zakoneve lokale, transmeton ZR, dhëndëri i solli familjes së nuses si dhuratë për martese verë, sende shtëpiake si dhe të holla me një shumë prej 1.5 milionë dollarë (pesha e të cilave arrinte 102 kg).
Familja e nuses si prikë bleu 10 makina "Maserati", "Mercedes" dhe marka të tjera prestigjioze.
No comments :
Post a Comment