facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 November 2013

Fëmija gjashtëvjeçar, një fotograf i lindur

Sipas çdo lloj vlerësimi që do t’i bëhej këtyre fotografive të një fshati britanik në agim dhe muzg, këto fotografi janë të mrekullueshme.
Dielli mund të lindë dhe perëndojë mbi ato fusha shumëngjyrëshe të mbushura me luledielli. Pamja e tij është edhe më e veçantë kur dihet që këto fotografi i ka bërë një fëmijë gjashtëvjeçar.

Udhëtimet e Oliver Andreas Jones fillojnë herët në orën dy të mëngjesit rreth Britanisë së Madhe me babain e tij Mark për të fotografuar ato imazhe të mrekullueshme.

Pasioni i këtij fëmije filloi sapo nisi të flasë, duke e parë babain e tij, një fotograf profesionist, duke punuar. Ai i tha prindërve të tij se dëshiron që të ketë një kamerë të veten dhe ata ia blenë një aparat fotografik lodër për ditëlindjen e tij të tretë.

Por, kur e mori vëmendjen e së ëmës në moshën pesëvjeçare, prindërit e tij vërejtën se djali i tyre kishte talent për art.

Ata ia blenë atij një aparat digjital me kamerë SLR, të përdorur të tipit “Nikon”, të cilën ai e kishte përdorur për t’i bërë ato fotografi të mahnitshme.

Andreas Jones, 42 vjeçar nga  Gosport, Hampshire, tha: 

“Oliveri ka bërë foto që nga mosha tre vjeçare. Ai e ka përdorur kamerën e nënës së tij në moshën pesëvjeçare dhe ka filluar të pyesë se a mund të punojë me mua. Isha shumë i kënaqur qe ai shprehu dëshirën të punojë me mua. Ai ishte shumë i ekzaltuar herën e parë kur fotografoi Mendova me vete: ‘Çfarë mënyre e mirë për të kaluar kohë bashkë si babë e bir’. 

Fillimisht vërejta talentin e tij në moshën pesëvjeçare kur shkuam në një fushë me ngjyrë të purpurt. U habita shumë çfarë pamje kishte fotografuar. Pasi pash rezultatet e përpjekjeve të tij, i bleva një kamerë të dorës, të përdorur, dhe pasi u bë pesë vjet e gjysmë ai ka bërë me të vërtetë fotografi të mrekullueshme, sikur t’i kishte bërë një i rritur”.

Oliver, i cili shkon në shkollën “Peel Common Infant School” në Gosport shtoi:

“Më pëlqen të bëj fotografi me babin sepse më pëlqen të shkoj në vende të ndryshme ta shikoj lindjen dhe perëndimin e diellit. Më pëlqen t’i shikoj pastaj ato foto në kompjuter, t’ia tregoj mamit, shokëve se ku kam qenë dhe çfarë kam parë. Është kënaqësi e vërtetë të zgjohesh herët dhe të shkosh në vende që nuk ke qenë më parë”.

Oliver tashmë po planifikon një karrierë profesioniste dhe babai i tij tashmë ka vendosur që t’i gjejë punë. Ai është shumë krenar me të. “Shpresoj që biri im një ditë do të ma  kthejë nderin duke u shëtitur me mua dhe duke ma mbajtur çantën”, thotë babai i talentit gjashtëvjeçar.

No comments :

Post a Comment