facebookgoogle plusrss feedmesazh

17 November 2013

Microsoft shpreson në printimin 3D me aplikacionin për Windows 8.1

Microsoft-i ka zhvilluar një aplikacion për printim në 3D për Windows 8.1, duke shpresuar që kjo të bëhet një rrjedhë qendrore.

Windows 8.1 ka mbështetje “plug-and-play” për printerët dhe “i kupton” formatet e skedarëve 3D dhe aplikacioni i ardhshëm 3D Builder do të ndihmojë këto veçori autoktone të sistemit operativ, tha gjatë të premtes Microsoft.

“Tani, me aplikacionin 3D Builder, ne kemi bërë edhe më lehtë për njerëzit për të krijuar dhe printuar objekte në 3D,” shkroi në një postim në blog zyrtarja Kristina Libby nga Microsoft-i.

Aplikacioni, i cili është në dispozicion për shkarkim që tani nga dyqani i aplikacioneve Windows Store, vjen me një bashkësi të objekteve të cilat mund të modifikohen apo ndryshohen, duke përfshirë mjetet dhe stolitë, tha ndërmarrja.

3D Builder mund të përdoret edhe për të printuar objekte në aplikacione të tjera ose para-ndërtime të shkarkuara.

“Ne jemi duke u futur në një epokë të re gëzimi, ku secili do të jetë në gjendje që të krijojë dhe printojë objekte tredimensionale. Vetëm paramendojeni që të jeni në gjendje që të printoni një pjesë rezervë për një pajisje shtëpiake, ose të krijoni linjën tuaj të bizhuterive të vathëve të posaçëm të printuar 3D,” shkroi Libby.

Sipas ndërmarrjes Microsoft, ofruesit e printimit në 3D, 3D Systems, MakerBot dhe TierTime do të shtojnë mbështetjen e tyre për Windows 8.1 në produktet e tyre përpara fundvitit. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment