"Audi" për blerësit e automobilave të vet ka mundësuar një shërbim interesant të hotspoteve WiFi, që është krijuar në bashkëpunim me T-Mobile. Bëhet fjalë për "Audi Connect Wi-Fi" hotspot që udhëtarëve u mundëson lidhje në Internet gjatë vozitjes.
Poashtu edhe qasje në lajme, parashikim të motit, Google Earth dhe Google Voice Loacl Search përmes aplikacioneve të integruara brenda LCD ekraneve të integruara në automobilat e "Audi".
Ndërlidhja në rrjetin e tillë lokal Wi-Fi njëkohësisht mund të bëhet nga tetë pajisje (tabletë, smartphonë), ndërsa sistemi për Internet lidhet me rrjetin mobil 3G të T-Mobile. Blerësit e automobilave të rinj duhet të ndajnë 15 dollarë në muaj, gjegjësisht 450 dollarë për parapagim për 30 muaj bashkë me gjashtë muajt e parë gratis për përdorim.
Për të tjerët ekziston pagesa mujore prej 30 dollarësh për qasje në Internet, ndërsa trafiku i të dhënave pa limit si dhe për shfrytëzuesit e smartphonëve – T-Mobile mban të drejtën e kufizimit të shërbimit për ata që krijojnë trafik shumë të madh. Shërbimi tani për tani është në disponim vetëm në SHBA, por Audi ka ndërmend ta implementojë edhe në tregjet tjera dhe qëllimi është që të arrihet një milion automobila me qasje në Internet anembanë botës deri më 2015.
Kjo eshte shum mmir.
ReplyDeleteVertet kjo mungonte ne jeten teknologjike
ReplyDeleteShum me pelqen,duket kush ka kualitet me te madh teknologjik prej veturave: AUDI :)
ReplyDeleteLindi