facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 November 2013

Ne të gjithë e kalojmë jetën ulur

Pyesni veten se sa kohë kaloni duke qëndruar ulur! Më pak se tetë? Më shumë se 10? Një vrojtim i fundit zbuloi se shumica jonë kalojnë deri në 12 orë në ditë me të ndenjura para kompjuterit apo duke parë televizor, ose duke pirë kafe. Nëse shtojmë këtu shtatë deri në tetë orë në ditë të kaluara në gjumë, atëherë del se 19 orë në ditë kalohen në mënyrë sedentare.

Të qëndruarit ulur kaq gjatë është dukshëm keq për ne dhe disa studime sugjerojnë se ata që ulen gjatë të gjithë ditës jetojnë dy vjet më pak sesa njerëzit që janë më aktivë. Shumica jonë janë fajtorë për sedentarizëm. Ne qëndrojmë ulur në punë, në makinë dhe në shtëpi, duke lëvizur më këmbë vetëm në kohën kur kalojmë nga një karrige në tjetrën.

Edhe nëse bën palestër në mënyrë të rregullt, kjo ndoshta nuk mjafton. Ka prova gjithnjë e më të forta që tregojnë se stërvitja nuk e zhbën dëmin e pësuar nga qëndrimi ulur për shumë gjatë. Teknologjia na ka bërë ne njerëzit më pasivë në historinë e njerëzimit.
Por pse të qëndruarit ulur është kaq dëmtues? Një arsye është se ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën se si trupat tanë merren me sheqerin. Kur ne hamë, trupi e ndan ushqimin në glukozë, e cila transportohet në gjak dhe në qeliza të tjera.

Glukoza është energjia bazë, por niveli vazhdimisht i lartë rrit rrezikun për diabet dhe sëmundje zemre. Pankreasi juaj prodhon hormonin insulinë për të ndihmuar në stabilizimin e nivelit të glukozës, por eficenca e kësaj pune nga trupi juaj përcaktohet nga fakti sesa aktiv je fizikisht.
Ne deshëm të shohim se çfarë mund të ndodhë nëse ne marrim një grup njerëzish që zakonisht e kalojnë ditën ulur në zyrë dhe i kërkuam të qëndrojnë disa orë në këmbë.

Burimi: Infoshqip

No comments :

Post a Comment