facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 December 2013

Adam Sandler, aktori më i paguar në Hollywood

Adam Sandler është emëruar aktori më i paguar në Hollywood.

Thuhet se filmat e 47 vjeçarit nuk po kërkohen më në sportelin e tiketave kinematografike pavarësisht se aktori po fiton shumë të madhe parash për shkak të filmave që po i realizon. 

Sipas gazetës “Forbes”, filmat e Sandlerit arrijnë një mesatare prej 3.40 dollarëve për çdo 1 dollarë që ai kishte paguar për realizimin e tyre.

Në vendin e dytë të kësaj liste radhitet ish-ylli i dramës “Grey’s Anatomy”, 35 vjeçarja Katherine Heigl me trefishimin e çdo një dollari që ajo harxhon në po të njëjtin aspekt. Heigl po provon ta rindezë karrierën e saj televizive duke realizuar një set serish lidhur me Agjencinë Themelore të Inteligjencës “CIA” në televizionin NBC. Ajo po tenton të rrisë vëmendjen për shkak se filmat e saj “Killers” dhe “One For The Money” nuk kishin shënuar ndonjë sukses të madh. Po ashtu ajo edhe në vitin e kaluar është radhitur në vendin e dytë të kësaj liste, të cilën e kryesonte Eddie Murphy.

Nicholas Cage, Reese Witherspoon dhe Kevin James ishin yjet tjera që nuk shënuan ndonjë sukses sa i përket listës së aktorëve më të paguar, kurse Jennifer Aniston, Denzel Washington, Steve Carrell, Matt Damon dhe Ryan Reynolds janë disa nga aktorët të cilët arritën një sukses befasues në po këtë listë.

No comments :

Post a Comment