facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 November 2013

Përditësimi i BlackBerry Messenger ofron suport për iPod Touch dhe iPad-ët (Wi-Fi only)

Personat që disponojnë iPad që funksionon vetëm me Wi-Fi dhe iPod Touch tashmë do të kenë mundësi të përdorin BlackBerry Messenger.

BlackBerry konfirmoi ditën e enjte se versioni i përditësuar i BBM për Android dhe iOS tani mund të shkarkohet pa pagesë nga të gjithë përdoruesit. 
Përditësimi i versionit të aplikacionit BBM për iOS, i disponueshëm në Apple App Store, do të ofrojë përmirësime të shumta për përdoruesit. Në krye të listës qëndron suporti për iPod Touch dhe iPad-ët që lidhen në internet vetëm nëpërmjet Wi-Fi, po ka akoma më tepër opsione se kaq.

Përdoruesit do të kenë mundësi nëpërmjet e-maileve të ftojnë një kontakt në grupin e tyre në BBM, një opsion shumë i dobishëm në rast se nuk njihet PIN-i përkatës i këtij kontakti.

Opsioni i ri “Tell your friends” mundëson gjetjen e miqve që përdorin aplikacionin BBM nëpërmjet uebfaqes së BBM-së (https://global.blackberry.com/bbm/en/invite.html? ). Përdoruesit do të kenë mundësi të shpërndajnë PIN-in dhe barkodin e PIN-it nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.

Përditësimi i versionit të aplikacionit për Android, përveç përmirësimeve të përmendura për sistemin iOS, do të lejojë krijimin e kategorive në listën e kontakteve për të mundësuar organizimin e kontakteve në BBM dhe filtrimin e grupeve në BBM.

Fillimisht BlackBerry hasi vështirësi gjatë përpjekjeve për lançimin e aplikacionit BBM për Android dhe iOS në muajin shtator. Më pas BBM u lançua në muajin tetor dhe mundi të shënonte 5 milion shkarkime vetëm 8 orët e para të lançimit. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment