facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 November 2013

Pija e përditshme që mbron venat e gjakut

Sipas një studimi të prezantuar në Dallas nga “American heart association scientific session”, thuhet se mjafton një filxhan kafe për të ndihmuar venat e vogla të gjakut që të funksionojnë më mirë, transmeton 24 orë.
Një studim japonez i kryer mbi 27 persona në moshë madhore të shëndetshëm, tregoi për herë të parë se pirja e një filxhani kafe përmirëson në mënyrë të ndjeshme qarkullimin e gjakut në venat e vogla. Pjesëmarrësit në studim pas një filxhani kafeje rezultuan me një shtim në masën 30% të fluksit të gjakut, në raport me ata që nuk kishin pirë kafe.

 “Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se si kafeja mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular”, deklaroi Masato Tsutsui, studiues pranë repartit të kardiologjisë në Universitetin e Ryukyu, të Japonisë.

No comments :

Post a Comment