Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, i ka rënë të fikët gjatë një sesioni fotografik në Miami dhe është dërguar në spital me një autoambulancë.Fotografët kanë treguar se 22-vjeçarja është bartur nga një personel i emergjencës deri në autoambulancë pasi i kishte rënë të fikët.
Mjeku i Ritës, David Farcy, ka thënë se këngëtarja është trajtuar në spitalin “Mount Sinai Medical Center” për rraskapitje dhe dehidrim, transmeton Huffington Post.
Më pas ajo është lëshuar nga spitali dhe mjeku i saj thotë se është në gjendje të mirë.
Burimi: Almakos
No comments :
Post a Comment