facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 November 2013

Radcliffe i ka borxh Harry Potterit

Aktori Daniel Radcliffe ka thënë se i ka borxh gjithçka rolit të tij “Harry Potter” pasi filmi për magjistarin e ri e dërgoi britanikun drejt rrugëve të suksesit.Ylli 24-vjeçar u bë i famshëm për rolin e tij në adoptimin e librave për fëmijë të shkruara nga J.K. Rowling, por edhe pse ka luajtur në disa filma tjerë, aktori ka thënë se nuk e ka harruar se kush i solli sukses atij.

“I detyrohem shumë Potterit por luajtja e një roli për kohë të gjatë më ka dhënë energji dhe dëshirë që të provojë gjëra të reja. Filmi që bëra vitin e kaluar dhe ‘A Young Doctor’ kanë qenë vazhdimi i sukseseve për mua. Mendoj se po përmirësohem më shumë”, ka thënë Radcliffe për gazetën britanike Daily Telegraph.

No comments :

Post a Comment