Njerëzit e pasur dhe të famshëm janë gjithnjë në kërkim të vendeve të reja dhe ekzotike për ti kaluar pushimet e tyre.
Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Orbital Technologies, një kompani ruse i ka prezantuar planet e saj për të ndërtuar njërin nga hotelet më ekzotike ndonjëherë.
Ideja e tyre për të krijuar një hotel në hapësirë për përdorim komercial është edhe në formë metaforike por edhe në kuptimin e plotë të fjalës, jashtë kësaj bote.
Hoteli i quajtur zyrtarisht Commercial Space Station, do të jetë në gjendje për të akomoduar 7 mysafirë në katër kabina.
Hotëli do të jetë i vendosur në orbitën e tokës, në një lartësi prej 350 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Mysafirët do të jetë në gjendje për t'u çlodhur në pikën zero të gravitetit dhe mund të kalojnë kohën duke shikuar TV, shfletuar internetin, apo duke fjetur (si horizontalisht, ashtu dhe vertikalisht).
Në këtë hotel nuk do të rrjedh uji, që do të thotë se pastrimi i mysafirëve do të bëhet duke përdorur peceta dhe madje tualetet do t’i transportojnë mbeturinat nëpërmjet hudhjes nga ajri.
Ushqimi do të përgatitet në Tokë, që nënkupton së i njëjti fillimisht do të jetë i ngrirë dhe i tharë, përpara se të servohet në hotel. Një tjetër pengesë (për konsumatorët) është edhe ndalimi i konsumimit të alkoolit.
Pushime ka vetëm një paketë standarde për mysafirët, e cila kushton afër një milion dollarë. Kjo paketë përmban një qëndrim 5 ditor në Stacionin e Hapësirës Ekonomike dhe udhëtim dy ditor në dhe nga Stacioni Hapësinor nëpërmjet raketës Soyuz.
Sipas Orbital Technologies, ndërtimi i hotelit është duke vazhduar dhe i njëjti do të jetë gati për inaugurim në vitin 2016.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment