Që nga lindja e djalit të saj, Axl në fund të gushtit ajo ka filluar të dobësohet për një kohë shumë të shkurtë. Këngëtarja Fergie tani ka treguar për sekretin e humbjes së peshës. Ajo gjatë emisionit të Ellen DeGeneres ka thënë se gjatë tërë kohës është marrë me vallëzime beli. Këngëtarja ka treguar se po i merr gjërat shtruar dhe hap pas hapi të rikthejë formën e dikurshme trupore.
Ylli i famshëm dukej e mrekullueshme e veshur me të zeza në emisionin e Ellen dhe i tregoi asaj se është proces që shkon hap pas hapi.
“Ngadalë po e rikthej formën e dikurshme. Po bëj joga për vallëzime beli” , deklaroi Fergie .
Ellen vuri në dukje se rikthimi i formës së dikurshme për këngëtaren 38-vjeçare është natyral ,meqenëse ajo pati mundësinë të interpretonte duke u dukur pothuajse si dikur.
“Ka tendosje. Po vazhdoj përpara. Duhet t’i bëj gjërat ngadalë” ,tha Fergie. “Nuk dua të lëndohem kështu që po i marr gjërat shtruar”.
No comments :
Post a Comment