Pasi u diplomua per “Histori dhe kritike te kinemase” ne Universitetin “La Sapienza”, ai ndoqi studimet për aktrim ne “Civica Accademia d’Arte Dramatica Nico Pepe” ne Udine, ku banon sot.
Vladimir Doda nuk e kishte menduar kurrë se pasi do të niste studimet në Itali për infermieri, do t’i ndërpriste për t'u bërë aktor.
Muajt e pare në fakultet do të sillnin vështiresitë e para per studentin shqiptar, te cilit i duhej te punonte dhe te ndiqte leksionet njekohesisht.
Gjate kesaj periudhe ishte i punesuar si ndihmes-elektriçist per nje ndermarrje ndriçimi qe punonte me teatro te ndryshme ne Rome.
Kjo pune dhe bisedat me nje shok femijerie qe studionte per kinema, do ta benin Doden ta shihte me nje sy tjeter kinemane dhe nje dite te vendoste te hiqte dore nga studimet qe kishte nisur, per t'u regjistuar ne degën e kinematografise.
Pasi u diplomua per “Histori dhe kritike te kinemase” ne Universitetin “La Sapienza”, ai ndoqi studimet për aktrim ne “Civica Accademia d’Arte Dramatica Nico Pepe” ne Udine, ku banon sot.
Ai ka marre pjese ne dy filma si “Picola Patria”, ku interpeton personazhin kryesor me regji të Alessandro Rossetto-s apo “Se chiudi gli occhi non sono piu qui” qe eshte dhe filmi i tij i fundit.
Perpara se te takohej me regjisorin Alessandro Rossetto, ai ka interpretuar ne nje sere pjesesh teatrore duke treguar se teatri eshte gjithshtu nje dashuri e madhe e Vladimirit.
Videon mund ta shikoni këtu:
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment