facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 November 2013

Snapchat refuzon 3 miliardë dollarë nga Facebook

Oferta ka arritur menjëherë pasi që shumë oferta të mëdha kanë arritur në adresën e Snapchat, duke përfshirë edhe gjigantin kinez të tregtisë elektronike, Tencent Holdings, e cila ka thënë se është e interesuar ta udhëheq investimin e kompanisë, të cilën ajo e vlerëson në shumën prej 4 miliardë dollarëve.

Evan Spiegel, bashkë-themeluesi dhe drejtori 23-vjeçar i Snapchat, thuhet se nuk e ka marrë në konsideratë shitjen ose pranimin e investimeve në shërbimin e tij, deri në fillim të vitit të ardhshëm, pasi ai është duke shpresuar që deri në atë kohë, numri i përdoruesve dhe mesazheve të dërguara nga Snapchat do të rritet, për ta justifikuar një vlerësim edhe më të madh në treg.

Snapchat është shërbim i specializuar në mesazhet e shkurtra mobile, duke përfshirë tekstin ose fotografitë, që zhduken pas disa sekondave, pasi ato postohen në aplikacion nga përdoruesit.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment