facebookgoogle plusrss feedmesazh

20 December 2013

Fansat e James Bond preferojnë Shqipërinë

Gazeta britanike Daily Telegraph ka listuar 20 vendet më të mira për të jetuar, në bazë të dëshirave të fansave të filmave famshëm James Bond, bazuar në një studim.

Përzgjedhja është bërë në bazë të vendeve ku ndër vite janë xhiruar skena të agjentit sekret 007.
Mes tyre ndodhet edhe Shqipëria, edhe pse në të vërtetë xhirime të filmit nuk janë bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Paraqitja e Shqipërisë në filmin “For Your Eyes Only” të vitit 1981, me protagonist aktorin Roger Moore ka qenë çorientues, në fakt.  

“Skenat e filmit ishin xhiruar në Greqi, pasi Shqipëria në atë kohë ka qenë njëra ndër shoqëritë më të izoluara në Evropë. Por gjërat kanë ndryshuar tani pas 30 vjetësh. Shqipëria është një destinacion turistik në rritje e sipër, ku një turist mund të porosisë një pije Martini pa pasur frikë”. Daily Telegraph shkruan se blerjet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri në resortin me pesë yje të Gjirit të Lalzit kanë pësuar rritje.

Të dhënat kanë ardhur si rezultat i një studimi të bërë nga Knight Frank, sipas të cilit “efekti James Bond” ndikon në shitjen e pronave të paluajtshme ne vendet ku janë xhiruar filmat për) 007-shin. 

No comments :

Post a Comment