Nënat gjithmonë kanë këshilluar vajzat e tyre të shpërfillin sjelljet e çuditshme të meshkujve adoleshentë sepse femrat janë shumë më të ndjeshme se sa ata.
Tani është bërë një hulumtim që të mbështetet kjo teori, studim ky që gjeti se truri i femrave piqet më shpejt se sa i meshkujve.
Hulumtuesit e Universitetit të Newcastle kanë thënë se kjo mund ta shpjegojë faktin pse femrat rriten më shpejt se sa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.
Derisa plakemi truri zvogëlohet për shkak se më vonë nuk ka nevojë të ketë lidhje mes qelizave të cilat ndahen më tej duke lënë kështu një makinë të përpunimit efikase.
Shkencëtarët kanë përdorur skanerë që të shikojnë nga afër trurin e 121 njerëzve të moshave nga katër deri në 40 vjeç.
Kjo tregoi se procesi i pjekjes së trurit të femrave fillon në moshën 10-vjeçare ndërsa te meshkujt rreth moshës 20-vjeçare.
Doktor Marcus Kaiser shpjegoi procesin e pjekjes së trurit duke thënë: “Kjo është pjesë normale e procesit njohës. Truri si tërësi ende rritet por humb lidhjet.
“Është sikur të jesh në një ndejë, çdokush flet por s’mund të koncentrohesh. Por nëse disa nga zërat largohen është më e lehtë të dëgjosh.
Kjo ndodh edhe me trurin. Nëse disa nga lidhjet nuk janë aty ,është më lehtë që ai të funksionojë”.
Studimi i publikuar në revistën “Cerebral Cortex” tregoi gjithashtu se lidhjet e gjata në mes të regjioneve të trurit janë të ruajtura.
Hulumtuesi Sol Lim tha: “Humbja e lidhjes gjatë zhvillimit të trurit mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit duke e riorganizuar lidhjen në mënyrë më efikase.
Nëse në vend që të flasësh me shumë njerëz për t’i pyetur për ta gjetur rrugën që kërkon, pyet disa njerëz që kanë jetuar në atë vend për një kohë të gjatë atëherë do të jetë më e lehtë për ty që të gjesh rrugën.
Në mënyrë të ngjashme edhe në tru ndodh i njëjti proces, nëse zvogëlon disa projeksione në tru, të ndihmon që të fokusohesh në informacione që janë të një rëndësie më të madhe”.
No comments :
Post a Comment