Kantautori Ardit Gjebrea, njëkohësisht një nga prezantuesit më të suksesshëm të spektakleve që “konkurrojnë” njëra-tjetrën në TV-të shqiptare ka rrëfyer në rrjetin social, “lodhjen që e mundi”. Bëhet fjalë, siç ai shkruan, për ndërprerjen e programin prej tij, duke e mos përfunduar dot, për shkak të tensionit të lartë. Numri i fansave që kanë reaguar pas statusit të tij, ku rrëfente gjendjen, është mjaft i madh, duke treguar ndjeshmëri të madhe ndaj shëndetit të Gjebreas.
Vetë prezantuesi ja çfarë ka shkruar për këtë “incident”: “Dhe lodhja kete here me mundi… Te dielen, per ata qe e pane dhe e ndoqen, nuk e perfundova dot programin – shkak tensioni i larte. Rreth 20 min torture, djerse, uje ne djerse, energjia po shteronte, zeri po fikej dhe gjithcka ne kolaps… Jo sipas rradhes qe duhej, u ktheva nga komisioni i telebingos dhe thashe: Fillojme nga loja! – dhe kuptova qe nuk mund te luaja me veten, u dorezova!
Ne fakt kisha nje jave qe po beja “sherr me binjakun tjeter” (me qe jam i shenjes binjaket) qe kish nevoje per pak pushim e une nuk e degjoja.
Bela’ e madhe kur nuk ia var vetes. Dhe BAM, ma dha!
Po u tregua i mire, thjesht me paralajmeroi. Asgje serioze, por qe duhet marre shume serizoisht. Ne te kundert nuk do me fale me’.
E kam bere kete pakt tashme:
1. Jo orë te pafundme pune.
2. Ushtrim fizik.
3. Kur Zoti e ka dhene pushimin, e paska patur fjalen edhe per mua.
Pertej shakave, e pata vertete pisk, por faleminderit Zot, se me ate tension, hmmmm…
Kjo ishte! Shpresoj me aq dhe faleminderit te gjitheve qe u interesuat per mua. Zoti ju dhente shendet e jete!” Edhe ne i urojmë shëndet të plotë prezantuesit që u ka dhënë pamje tjetër spektakleve, jashtë klisheve televizive, duke vendosur ndjeshmërinë njerëzore.
Burimi: Standard-online
No comments :
Post a Comment