Këngëtari Justin Bieber ka njoftuar se së shpejti do të pensionohet nga muzika.Me një deklaratë që padyshim ka formuar një lum me lotët e vajzave anembanë botës, 19-vjeçi ka pohuar se është duke menduar të braktisë karrierën e këndimit kur albumi tij “Journals”, publikohet javën e kaluar dhe ka theksuar se pensionimi mund të jetë i përhershëm.
Krijuesi i hitit “Heartbreaker” të martën në një intervistë për emisionin “Power 106” në Los Angeles, ka thënë: “Pas albumit të ri unë jam njeri i pensionuar. Po pensionohem”.
Drejtuesi i radios ku po intervistohej kanadezi, Kurt Alexander, reagoi duke thënë: “Çfarë” dhe një zë mund të dëgjohej edhe nga anëtarët e ekipit teknik.
Sidoqoftë derisa ylli dukej se nuk ishte i sigurt për vendimin e marrë: “Dua që të rritem si artist”.
Por para se të shpërndahen fansat e tij, një burim i afërt me Justinin ka thënë për TMZ-në se 19-vjeçi ishte duke bërë shaka dhe se nuk e ka ndërmend ta lëshojë nga dora mikrofonin.
No comments :
Post a Comment