facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 December 2013

Kujdes nga spiunët

Kujdes nga spiunët Kur ndizet drita kuptojmë që është aktivizuar kamera e laptopit. Por një grup studiuesish të Universitetit “John Hopkins” zbuluan një mënyrë të ndezjes së kamerës  pa aktivizuar dritën. 

Stephen Checkoway dhe Matthew Brocker provuan për herë të parë, të paktën publikisht, se si të spiunosh nëpërmjet kameras pa u kuptuar.
Ata shfrytëzuan një program të ndërtuar enkas që bllokon aktivizimin e “LED”, ose dritës jeshile që tregon ndezjen e kamerës duke mos u ndjerë që në të vërtetë kamera ishte e ndezur.

Testi është kryer me sukses tek prodhimet e gjeneratës së parë të Apple, që të gjitha para 2008-ës, por ata thonë se e njëjta teknikë, me disa ndryshime të vogla mund të funksionojë tek të gjithë llojet e laptopeve.

Në fakt kjo nuk është hera e parë. Në 2009 Kanadaja akuzoi Kinën se kishte spiunuar me figurë murgjit budistë azilantë në territorin e saj, përfshirë këtu edhe vetë Dalai Lamën. Përveç të dhënave të siguruara nga sistemet e laptopeve, besohet se është përdorur një teknikë e ngjashme edhe për hapjen e kamerës pa u vënë re nga “viktimat”. 

No comments :

Post a Comment