Eh...po kjo është makinë lodër! Kjo makinë e cila ecë në Tokë është bërë nga 500 000 pjesë të legove dhe mund të arrin shpejtësinë deri në 30 km/h dhe shfrytëzon ajrin për vozitje.
Një ndërmarrje australiane dhe një teknolog gjenial e ka konstruktuar këtë makinë nga Legot – dhe tashmë ajo vozit nëpër rrugë.
E bërë me ngjyrë të verdhë të ndezur ajo quhet 'Super Awesome Micro Project', dhe është e ndërtuar nga 500 000 pjesë të legove. Madje edhe motori i saj është bërë nga pjesë standarde të Legos dhe është e pajisur nga një motor orbital me 256 pistona në total.
Ajo mund të arrijë 19 deri në 28 km/h orë, edhe pse krijuesit e saj – tregtaret e ndërmarrjes Steve Sammartino dhe Raul Oaida, i cili është autodidakt i mësimit të teknologjisë dhe vinë nga Ruamani – pranojnë se ata janë të frikësuar se mos po eksplodojnë Legot kështu që e vozitin atë më ngadalë.
Sammartino thotë se makina është e para në botë që e mbron totalisht ambientin nga ndotja dhe përpos kësaj është shumë e rehatshme për ta vozitur.
“Çfarë sot ndodh në botë nuk është ndonjë teknologji e re. Është ajo se sa njerëzit dinë ta përdorin teknologjinë. Është ajo se sa kanë imagjinatë njerëzit që t’i bashkojnë gjërat bashkë dhe të bëjnë diçka që nuk është parë më parë. Kjo është fuqia e kësaj”.
Megjithatë nuk ka kushtuar pak krijimi i kësaj makine. Diku afërsisht 11 200 funta.
Shikoni videon më poshtë:
Burimi: Express
No comments :
Post a Comment