Microsoft do t’a vlerësonte shumë në qoftë se përdoruesit do të hiqnin dorë nga Gmail dhe do të regjistroheshin në Outlook, prandaj ka lançuar një opsion të ri që e lehtëson shumë këtë kalim.
Ky mjet i ri i Outlook.com është dizajnuar në mënyrë të tillë që të lehtësojë ndryshimin e postës elektronike. Opsioni do të prezantohet në javët në vazhdim për të gjithë përdoruesit e Outlook (mbi 400 milion përdorues) si dhe ndaj përdoruesve aktualë të Gmail-it të cilëve do t’ju duhet vetëm një hap i shkurtër për t’u bërë pjesë e një poste të re elektronike.
Më tepër udhëzime për këtë opsion mund të gjeni në këtë link. Gjatë kalimit në Outlook do të realizohet fillimisht transferimi i e-mail-eve më të fundit dhe më pas do të mundësohet transferimi i pjesës tjetër.
Një kërkimi i Microsoft-it ka treguar se njerëzit janë më të prirur të ndryshojnë postat elektronike nëse ndryshimet midis tyre minimizohen. Kjo është mëse logjike. Në qoftë se Microsoft dëshiron të zbresë Gmail nga froni i vet atëherë duhet të punojë fillimisht për zvogëlimin e vlerës delta që ekziston midis largimit nga Google dhe kalimit në Outlook.
Outlook.com është një produkt i vlefshëm dhe superior ndaj paraardhësit të vet Hotmail. I pajisur me memorie pa limit ka mundur të rritet shumë shpejt, por njëkohësisht ka përfituar edhe nga baza e përdoruesve të Hotmail.
No comments :
Post a Comment