facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 December 2013

Samsung,1 miliardë dollarë nga Microsoft

Sipas një raporti nga Eldar Murtazin, thuhet se Microsoft është në bisedime me Samsung për ta shtyrë këtë të fundit të krijojë edhe disa modele të reja të telefonave në Windows Phone, dhe si shpërblim Samsung do të fitonte 1 miliardë dollar nga Microsoft.

Ka zëra që thonë se një ofertë e tillë nga Microsoft, mbase do të ndihmojë kompaninë Samsung që të largohet paksa nga Android, që të jetë më e pavarur.

Samsung është lojtari kryesor në tregun e telefonave të mençur mobil sot, ndërsa Microsoft është duke synuar të përfitojë nga pozita e Samsung, dhe të bëjë sa më shumë njerëz të kenë në dorë pajisjet e tyre.

Burimi: SotNews

No comments :

Post a Comment