facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 December 2013

‘Miss Franca’, në qendër të sulmeve raciste

Miss Franca 2014 Miss, Flora Coquerel është vënë në qendër të sulmeve raciste. 19-vjeçarja brune, 1.82 m e gjatë e cila u zgjodh të shtunën e kaluar më e bukura e Francës, ndodhet në qendër të polemikave në rrjetet sociale për origjinën e saj, pasi babai i saj është francez ndërsa nëna është me origjinë nga Benini, një vend afrikan.

Menjëherë pas përzgjedhjet së saj, në Facebook dhe Twitter nisën komentet raciste si “zezake”, vdekje të huajve”, “nuk është e bardhë një që përfaqëson Francën” apo “do të ishte mirë që të shfaqej pak ngjyrë e bardhë në vendit tonë”.

“Jam krenare për origjinën time. Shumë njerëz mund të identifikohen me mua. Unë jam dëshmi e një France multikulturore”- u është përgjigjur këtyre sulmeve bukuroshja franceze.

Burimi: gazeta-Shqip.com

No comments :

Post a Comment