facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 December 2013

Modele flokësh për festën e Vitit të Ri

Kërkoni një krehje të përshtatshme flokësh për festën e Vitit të Ri? Për Krishtlindje duhet një stil më romantik, ndërsa për natën e Vitit të Ri, mund të guxoni pak më tepër, gjithmonë duke kombinuar krehjen e flokëve me modelin e fustanit tuaj. 

Provoni gërshetat. Janë shumë të lehta për t`u bërë dhe përveç kësaj, të japin dorë të krijosh. Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë shik dhe romantike, thjesht duke i fiksuar me karfica. 

Stili i viteve 60-të. Elegant, klasik dhe i përshtatshëm për t`u mbajtur si gjatë ditës ashtu edhe në darkë. 



Kaçurrelat e fryrë rock, “alla vitet 70”. Stili rock i atyre viteve është një ndër stilet që i ka bërë ballë ndryshimit të tendencave ku spikasin kaçurrelat e fryrë dhe të çrregullt, si dhe ngjyrat e ndryshme të toneve të syve, tipike të asaj kohe.


No comments :

Post a Comment