facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 December 2013

Probleme me memorien? Ja disa shkaktarë!

Harresa ka një varg shkaktarësh, që nga udhëtimet e gjata deri te konsumimi i paktë i mishit. Por ka edhe zgjidhje. Harresa në moshën rinore zakonisht shpjegohet nga vrulli i madh i informacioneve që ne marrim.

Megjithatë, gjendjet si menopazusa, anestezioni i përgjithshëm, epilepsia, barnat kundër artritit, migrenës dhe kimioterapia, po ashtu mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të kujtesës. Mjeku.Net ju sjell disa këshilla nga ekspertët britanikë për këtë problem.

Mungesa e vitaminës B12
Vitamina B12, e cila mes tjerash gjendet edhe në mishra, peshk dhe produktet e qumështit, llogaritet si një faktor thelbësor për ta ruajtur memorien. Në të vërtetë, vitamina B12 është e rëndësishme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut e edhe për funksionimin e trurit. Një studim amerikan i realizuar së fundmi ka treguar se mungesa e vitaminës B12 lidhet edhe me memorien dhe aftësinë e të menduarit.


Lexoni edhe:

Si të mbajmë mend më mirë


No comments :

Post a Comment