facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 December 2013

[VIDEO] Krijon videolojë për t’i propozuar të dashurës

Një zhvillues i faqeve të internetit i ka propozuar martesë të dashurës së tij në një mënyrë shumë të veçantë.
Robert Fink nga Oregoni kaloi pesë muaj së bashku me miqtë e tij programues për të zhvilluar një lojë të quajtur “Knight Man, A Quest For Love”, para se të kërkonte nga e dashura e tij, Angel White, që ta testojë softuerin.
Gjatë lojës, kalorësi merr një unazë të arit dhe shpëton princeshën, ndërsa më pas ishte mesazhi:

“Kam kërkuar shumë dhe jam ballafaquar me shumë rreziqe duke kërkuar personin tim të vetëm. Besoj me gjithë zemër se të kam gjetur... Angel White, a do të më nderosh që ta kalosh jetën me mua?”.

Pastaj nga femra është kërkuar që të zgjedhë ‘Po’ ose ‘Jo’ dhe ajo ka zgjedhur ‘Po’, ashtu që ky nuk është fundi i lojës për çiftin dhe ata e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel tjetër. 

Ketu mund ta ndoqni videon:


Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment