facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 December 2013

Blerim Gjoci pranohet në akademinë amerikane të filmit

Producenti, regjisori dhe aktori i njohur shqiptar, Blerim Gjoci, është pranuar në Akademinë Amerikane të Filmit.Ai do të udhëtojë së shpejti drejt Amerikës, ku, siç njofton telegrafi, do të qëndrojë për tri vjetët e ardhshme.

Gjoci do t’i ndjekë studimet në akademinë e filmit pranë South California University ku ligjërojnë disa prej emrave më të mëdhenj të filmit, me në krye Steven Spielberg.

Nga kjo akademi kanë dalë emrat më të mëdhenj në industrinë botërore të filmit dhe vetëm për t’u pranuar nevojitet bagazh i madh artistik.

Blerim Gjoci njihet për projektet e tij të së kaluarës si “Fated” dhe “Ama Dorën”, ndërsa nuk do të shkojë shumë kohë kur do të mund ta shohim atë edhe në Hollywood. 

No comments :

Post a Comment