facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 January 2014

[VIDEO] Iphone me kristal të safirit

Apple tashmë është duke i provuar prototipet e iPhone me kristal të safirit, duke hequr dorë dalëngadalë nga xhami i kristaltë i kompanisë Gorilla Glass, për t’iu përshtatur sa më mirë telefonit më të ri që do të dalë në treg, me gjasë këtë vit, iPhone 6, i cili e ngre safirin.
Sipas uebfaqes tajvaneze Apple Daily, kompania që i kompleton iPhone i ka ndërtuar tashmë 100 prototipa të smartphone të Apple me këtë kristal. Ky ishte një hap i rëndësishëm i eksperimentimit me këtë material dhe furnizuesit aktualë të kristalit të safirit për Apple, Synopsys e Bern Optics, kanë bërë investime të konsiderueshme në makinat për prerje dhe pajisje të tjera me qëllim të furnizimit me ekranet e reja prej safirit.

Ky lloj kristali do të kushtojë afro 30 dollarë për një telefon, kurse kristali aktual nga Gorilla Glass kushton 3-4 dollarë. Ju ftojmë ta shikoni këtë video, për ta pasur më të qartë se për çka bëhet fjalë.

Shikojeni videon këtu:


Burimi: FishMedia

No comments :

Post a Comment