Edhe pse dihet se limoni ka disa veti kundër zhdukjes së mikrobeve, studimet tregojnë se një gamë e gjerë mikroorganizmave të dëmshëm për shëndetin mund të mbijetojnë edhe në një limon të copëtuar, gjegjësisht në lëkurë. Një fetë limoni mund të rifreskojë pijen dhe të përmirësojë shijen, megjithatë, është e mundshme që së bashku me fetat e limonit të konsumoni edhe një numër të madh mikrobesh.
Në një studim të kohëve të fundit, të publikuar në “Journal of Envrionmental Health” hulumtuesit shqyrtuan koren dhe mesin e 76 copa limonësh.
Fetat e limonit janë mbledhur gjatë 43 vizitave në 21 restorante. Rezultatet treguan se në 70% të mostrave të limonit, të cilat janë përdorur në gotat e pijeve, kishin një numër shumë të lartë mikrobesh. Mostrat janë mbledhur në momentin kur është shërbyer pija ose para ndonjë kontakti tjetër fizik, por studiuesit nuk mund të dalin në një konkluzion të qartë, nëse mikrobet e gjetura e kanë origjinën nga restoranti, ndotja, apo nga transporti, raporton “Huffington Post”, citon Shekulli.
Pronarët e restoranteve dhe kafeneve, duhet të jenë të vetëdijshëm se me limonin e vendosur në një gotë, vendosin mikrobet potencialisht patogjene. Filip Tierno, profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë, kreu një eksperiment të ngjashëm, ku doli në konkluzionin se rreth gjysma e mostrave të mbledhura nga restorantet, janë të kontaminuara me jashtëqitje të njeriut.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment