facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 January 2014

Këshilla të efektshme për një jetë më të bukur - Magazina

Nëse do të krahasonim jetën e para tridhjetë viteve me të sotmen, sigurisht që gjërat kanë ndryshuar. Ndryshimi i parë vjen nga lodhja dhe stresi që na përcjellin koncepte dhe forma të reja bashkëjetese. Përballja me stresin përbën një sfidë më vete për të gjithë. 

Rrethanat duken se janë të njëjta dhe vështirësitë për t’u përballur me të mbeten po të njëjtat. Si ta evitojmë stresin në dashuri, familje apo punë? Njihuni me situata që përjetohen çdo ditë prej nesh…

Jeni sërish në një gjendje tensioni. Debatet duket se nuk kanë fund. Edhe kësaj radhe po përjetoni zënkën e radhës. Çfarë duhet bërë?

Jeni në mes të një debati i cili duket se nuk do të mbarojë kurrë. Ajo që dëshironi më tepër është të fitoni dhe të sillni argumente që do ta bindin partnerin tuaj, por gjasat duken të vogla. Sipas mendimeve të kultivuara prej kohësh, zgjedhja më e mirë do ishte ta bindnit partnerin tuaj duke i sjellë shumë argumente, por përmes taktikave të buta dhe jo atyre kërcënuese. Harrojeni: Edhe pse ju do të donit me tërë forcën tuaj t’i jepni fund këtij debati, ai me sa duket nuk pret të njëjtën gjë. 

Ashtu si ty të paktën. Ndaj të mbeten vetëm dy zgjidhje: Ose t’i japësh fund debatit duke u larguar, ose të biesh dakord për të mos qenë më pjesë e diskutimeve që përsëriten herë pas here. Bëj atë që të leverdis më tepër. Dhe sigurisht atë që të bën të ndihesh më mirë shpirtërisht.

Lidhja dhe jeta, për më tepër, nuk po të ecin sipas planeve që kishit projektuar. Si duhet vepruar?

Ideja për të kërkuar për një person tjetër për të të rregulluar jetën nuk është më në planet tuaja. Kjo përfshin traditën e vjetër psikologjike ‘duaje” dhe ‘përshtatu’ me atë që të është dhënë. Lidhjet e reja dashurore janë sërish në modë, ku çiftet rizbulojnë lumturinë dhe kuptimin e jetës. 

Tendenca e re ka të bëjë me të gjeturit e mënyrave që mund t’i japin më shumë funksion dhe kuptim lidhjes suaj aktuale. Të përpiqeni që familja juaj të funksionojë duke e mbajtur atë të bashkuar, jo duke ndryshuar atë apo të tjerët, por duke pasuruar vetëm jetën tuaj. Nëse nuk të pëlqen mënyra se si ai i lë rrobat nëpër shtëpi apo nëse gërhet, atëherë përshtatu ose gjej një zgjidhje që të kërkon vërtet. Por ajo që sugjerohet është përshtatja, për t’i dhënë jetës suaj më shumë stabilitet dhe më pak stres.

Diskutoni çdo detaj të marrëdhënies suaj me shoqet. Kjo është ajo që femrat bëjnë, apo jo?!

Zakonet tuaja, qoftë të vjetra apo të reja, nuk kanë ndryshuar. Keni qenë gjithmonë pro rrëfimit të detajeve, qoftë edhe atyre më intime të historisë suaj, shoqeve apo mikeve më të ngushta. Nuk keni pse ia shpjegoni marrëdhënien tuaj askujt. 

Kur ajo funksionon, të dy bashkë e kuptoni që funksionin.

Por a ia vlen të tregoni çdo gjë rreth intimitetit tuaj, duke shpenzuar kohën tuaj me radhën e ‘Bridget Jones’, që me një gotë verë iu mëson se mënyra më e mirë është të ndaheni? 
Ndajeni jetën tuaj me ata miq që vërtet ju ndihmojnë dhe ju suportojnë në momentet që keni nevojë. Raportet në çift po bëhen qendra e jetës sërish. Jemi shumë të zënë për t’i bërë jetët tona përralla, që të tjerët të na i dëgjojnë.

Jeni lidhur aq shumë me njëri tjetrin dhe keni kuptuar që rutina po iu streson.
Ai të njeh aq mirë saqë di edhe ushqimet e tua të preferuara apo edhe ato që mund të të shkaktojnë alergji. Jeni lidhur kaq shumë me njëri-tjetrin, sa edhe ky lloj intimiteti ju ka futur në vorbullën e mërzitshme të rutinës. Asgjë nuk është romantike, ndaj sugjerohet diçka ndryshe. Largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri dhe merruni me projekte pak më personale. Kjo do t’iu bëjë që t’ia ndieni sërish nevojën dhe mallin njëri-tjetrit. Kujdes, pauza të tilla duhet të jenë në masë, sepse nëse abuzohet, mund të shkaktohet ajo që ndryshe quhet ‘ftohja emocionale’. Kjo do shkaktonte dhe jo reduktonte stresin në çift.

Kuptoni se jeni në një krizë të lidhjes suaj, do të donit që jeta t’ju ndryshonte në një tjetër drejtim.
Është vënë re se krizat e vogla familjare dhe ato dashurore ndodhin në fillim të të tridhjetave, dhe zakonisht kur jeni ende e re. Kalimi i saj nuk do të sugjerohej nëse do t’i ktheheshit punës me vrap, por përmes një tjetër alternative shumë më tepër efikase. Përkushtimi juaj thelbësor mbi familjen do të krijonte rrethana me më shumë emocion dhe shpërblim. Rreth të dyzetave jeta bëhet me e stabilizuar, ku shumë prej planeve mund të jenë realizuar, ose shumë prej tyre presin të ndodhin.

Megjithatë gratë kanë ndryshuar. Sipas një sondazhi amerikan, zbulohet se gratë në të njëzetat e tyre nuk duan ta ndjekin atë model jete që kanë pasur nënat e tyre – këto gra të reja duan të rrinë në shtëpi me fëmijët e tyre dhe të jenë të lumtura. Vajzat nuk duan më të jenë një shtyllë familjeje, duke kërkuar dëshpërimisht për një jetë me shumë projekte, karrierë apo sfida. Duan gjëra më të thjeshta, me më pak stres.
Kjo është motoja e shekullit të ri, mbi modelin e lumturisë në çift si dhe familje.

Keni kuptuar që komunikimi mes jush dhe partnerit është më se i vështirë. Madje ai nuk iu ka kushtuar aspak vëmendje së fundmi. 

Si duhet vepruar?
Ndonjëherë kuptoni se po bëni jetë të ndryshme paralele, ku asgjë nuk ju bashkon. Nuk ndien harmoninë që dikur ju mbante fort të bashkuar në një harmoni të plotë. Flisni gjatë gjithë kohës, por fjalët tuaja duket sikur bien në vesh të shurdhër. 
Por duhet pranuar se fjalët nuk janë gjithmonë çelësi që bën një raport të funksionojë, të zgjidhë probleme. Në fakt, të folurit është një ekzagjerim që i është bërë si zgjidhja më efikase e mundshme. Ajo që sugjerohet më mirë është të praktikuarit e aktiviteteve më tepër fizike. Për shembull, bëni një shëtitje me makinë apo në këmbë, shkoni në palestër. Pra, veprime që nuk kanë nevojë për shumë fjalë.

Keni karrierën, raportin, fëmijët, shtëpinë dhe makinën. Kështu duhet të ndiheni përsosmërisht të kënaqur, apo jo?! Gabim.
Tridhjetë vitet e fundit ka qenë gjenerata e ‘SuperBabe’, e udhëhequr nga ideja për të pasur sukses në punë dhe shtëpi njëkohësisht. Ka qenë në fakt një betejë e universit. Tashmë që gratë kanë kontrollin në duart e tyre, shumë prej tyre po bëjnë pyetjen: ‘Për çfarë vlen e tërë kjo?’ Gratë duan më pak. Më pak përgjegjësi, stres, punë, debate, papastërti, apo edhe para. Pra duket se gratë e brezit “dua gjithçka” nuk i dashkan të gjitha, në fund të fundit. Po çfarë duan vërtet ato? Ushqime të gatshme, punë part-time, diell dhe miq të mirë. 

Brezi i ri i “Sex & the City” fokusohet kryesisht te familja, fundjavat çlodhëse, rritja e fëmijëve me baltë dhe lodra moderne. Janë të lumtur kur janë të gjithë së bashku duke konsumuar edhe ndjesitë më të çuditshme. Kjo është ajo që duan. Edhe pse mund të tingëllojë e një tradite jashtë mode.

Të qenurit një familje do të thotë të ndash çdo gjë dhe të jesh aty kur fëmijët ju duan.
Asnjë marrëdhënie nuk mund t’i mbijetojë dëshirës së vazhdueshme që kanë fëmijët për ju dhe prezencën tuaj. Kështu, për të pasur jetën tuaj intime nga njëra anë, si dhe për të pasur edhe fëmijët të qetë, kërkohen rregulla që duhen vendosur nga vetë ju. Përcaktoni ditë dhe orare kur duhet t’i përkushtoheni vetëm familjes e sidomos fëmijëve.

Dhomat duhet të jenë të ndara në mënyrë që të respektohet privatësia juaj. Kështu do të keni më shumë kohë për njëri- tjetrin dhe fëmijët. Ata kanë nevojë për ju dhe jeta juaj do të ketë më pak stres nëse ajo mirëkoordinohet mes palëve.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment