facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 January 2014

Si të trajtohen ndryshimet që sjell menopauza

Menopauza nënkupton ndërprerjen e ciklit menstrual. Normalisht fillon mes moshës 45-55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët se 45 vjeç apo edhe pas moshës 55 vjeçe. Megjithatë, me fillimin e menopauzës nuk do thotë se fillojnë vitet e pleqërisë. Simptomat e menopauzës mund të fillojnë shumë shpejt, të zgjasin disa muaj apo edhe vite.
Simptomat janë të ndryshme, disa femra e përballojnë më lehtë për të tjera ky është një përjetim shumë traumatik.

Ndryshimet hormonale në menopauzë

Femrat lindim me dy vezorë, secila prej tyre përmban miliona vezë. Aktiviteti i vezorëve kontrollohet me hormonet të cilat prodhohen nga truri. Vezorët aktivizohen në pubertet kur edhe fillon cikli menstrual dhe ovulacioni, d.m.th. fillojnë të lirojnë vezë gjatë çdo muaji.

Aktiviteti i punës së vezorëve ndalet në menopauzë. Në këtë periudhë vezorët prodhojnë sasi shumë të vogël të hormoneve sidomos të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit të cilët janë shkaktarë të paraqitjes së shumë simptomave në menopauzë. Ulja e nivelit të hormonit testosteron shkakton uljen e dëshirës për marrëdhënie intime, derisa hormoni estrogjen ende prodhohet në organizëm edhe pas menopauzës, por në sasi të vogël.

Saktësisht nuk e dimë si vjen deri te menopauza. Fëmijët e lindur te nënat pas moshës 35 vjeçe rrezikohen për lindje me sindromën Down. Rreziku i shëndetit të gruas shtatzënë shtohet me moshë. Prandaj, evolucioni e ka krijuar një mekanizëm gjenetik që menopauza të parandalojë lindjen e fëmijëve me të meta. Mosha mesatare e fillimit të menopauzës është 50 vjeçe. Edhe natyra bën gabime, kështu edhe menopauza ndonjëherë fillon para se femra të jetë gati për këtë.

Si ta dimë që po fillon menopauza?

Është shumë vështirë ta dimë këtë me saktësi. Cikli menstrual ndoshta veç sa ka filluar të çrregullohet dhe vetëm disa simptoma janë paraqitur. Edhe veç këto çrregullime mund të jenë shenjë e fillimit të menopauzës. Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre, apo mund të paraqiten që të gjitha. Këto janë: periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës, lodhja, depresioni, pagjumësia, të frikësuarit, ndjenja e pasigurisë, ulja e vetëbesimit, humbja e dëshirës për jetën intime, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shumë e madhe, infeksionet urinare, shtimi në peshë, dhimbjet e nyjave, harresa dhe ndjenja e të qenit joatraktive. Ndryshimi i disponimit në menopauzë është shumë i shpeshtë.

Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjo paraqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta, dhe po ashtu përcillet edhe me djersitje. Këto simptome mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual. Me zvogëlimin e estrogjenit vinë dhe një sërë simptomash të tjera.

Përgatitja për menopauzë

Menopauza është një gjendje për të cilën duhet të përgatiten gratë. Informimi i mëhershëm për simptomat është me rëndësi të madhe. Dieta, relaksimi, ushtrimet dhe mospirrja e duhanit ndihmojnë shumë në trajtimin e menopauzës. Një shpresë e madhe për trajtimin e menopauzës është terapia hormonale zëvendësuese.

Por si çdo revolucion në medicinë, edhe në këtë trajtim ka diçka jo të sigurt. Ka opinione të ndryshme për përparësitë dhe rreziqet potenciale për terapinë hormonale zëvendësuese. Femrat gjatë marrjes së terapisë mund të kenë efekte anësore si: shtimi në peshë, cikli menstrual me më shumë gjakderdhje, ndjeshmëria e gjinjve, brengosja për kancer të mitrës dhe gjirit.

Për të parandaluar osteoporozën është me rëndësi që të ushqehemi mirë, ushqimi i pasur me kalcium, të bëjmë gjumë të mirë dhe të bëjmë sa më shumë aktivitet fizik. Për të njëjtin qëllim, rekomandohet edhe marrja e kalciumit plotësues gjatë gjithë jetës e sidomos gjatë menopauzës.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment