facebookgoogle plusrss feedmesazh

29 January 2014

Pensionistja nuk e dinte se po kultivonte marijuanë

Një pensioniste gjermane e cila është akuzuar për rritje të bimëve të marijuanës ka thënë se ka qenë një fqinj i saj ai që ia kishte dhënë bimën dhe nuk e kishte ditur që është kanabis.

Gruaja, e identifikuar si Christine W., 63-vjeçe, nga Halle, ka thënë në gjykatën Merseburg se finja e saj, Bernd E., ia kishte thënë atë si dhuratë në muajin maj të vitit May 2012.

“Fqinji ynë Bernd di shumë rreth ilaçet barishtore. Mendova se është lule mimoze”, citon gazeta gjermane “Bild” të ketë thënë pensionistja.

Bima, e cila është rritur në gati 2 metra që nga shtatori i 2012, është gjetur në një kosh plehrash gjatë një bastisje nga policia në shtëpinë e Christine. Ajo thotë se bima është dëmtuar dhe dërguar në atë pjesë si pasojë e një stuhie.

Gjykatësi është pajtuar se Christine me gjasë nuk e ka ditur se bima ishte marijuanë. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë urdhëruar të paguajnë një gjobë prej 136 dollarësh, para që do të dhurohen për një grup i dedikuar për parandalimin e varësisë nga droga në mesin e të rinjve.

Fqinji, Bernd E., nëntorin e vitit 2012, ishte dënuar me 14 muaj burgim me kusht kur ishte zbuluar se po prodhonte drogë.

No comments :

Post a Comment