Shkencëtarët mendojnë që konsumimi i materieve të duhura ushqyese mundet ta ndryshojë humorin tonë për të mirë. Shkrimtari britanik, Gill Paul, dhe ekspertja e ushqimeve, Karen Sullivan, tregojnë cilat duhet t’i zgjidhni.
Proteinat
Aminoacidet janë të rëndësishme për përmirësim të humorit pasi që nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që kontrollon humorin dhe oreksin. Kjo nuk mund të prodhohet nga organizmi, që do të thotë se duhet të merret nga ushqime. Mund ta gjeni në të gjitha mishrat dhe peshqit me shumë proteina, por edhe në kikirikë dhe lakra të Brukselit.
Peshku
Ngrënia e peshkut të yndyrshëm ju bën më pak të ndjeshëm ndaj depresionit. Acidet yndyrore Omega-3 në salmon dhe harengë e reduktojnë humorin e keq dhe rregullojnë funksionimin e qelizave dhe i përmirësuar lidhjet qelizore në tru.
Vitaminat
Vitaminat e grupit B janë të nevojshme për ta mbajtur të shëndetshëm sistemin nervor dhe për ta kontrolluar prodhimin e “hormoneve të lumturisë” në tru. Ngrënia e shumë bananeve, mishit të pulës, drithërave me kokrra të plota dhe perime jeshile me fletë do t’ju ndihmojë që t’i mbushni rezervarët.
Burimi: ShqipMedia
No comments :
Post a Comment